Me automatik në makinë, i riu ia mbath pas sherrit në Kuçovë

Një i ri është konfliktuar me një shtetas tjetër dhe më pas është përpjekur t’ja mbathë por ka lënë mjetin e tij në vendngjarje.

Në makinë i është gjetur një kallashnikov.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën midis tre të rinjve.

Në pranga dy shtetas, një tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohet një armë zjarri automatikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit se në lagjen “11 Shkurti” në Kuçovë, shtetasit R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin Xh. K., 25 vjeç.

Shërbimet e Policisë parandaluan përshkallzimin e mëtejshëm të konfliktit duke neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë dy prej të rinjve, shtetasit R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, ndërkohë që shtetasi tjetër Xh. K., 25 vjeç arriti të largohej duke lënë në vendngjarje mjetin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit Xh. K., shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri automatikë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosje e kryer në bashkëpunim”.


Shtuar 10.01.2020 11:26