Mbytet një i ri në liqenin e Shkodrës

Një tjetër i ri është mbytur ditën e sotme, një 24-vjeçar raportohet se është mbytur në liqenin e Shkodrës.

Ngjarja e rëndë është raportuar në Malësinë e Madhe, në vendin e quajtur “Balshaj”.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ekspertët për të zbuluar shkaqet.

Më herët një 30-vjeçar u gjet i pajetë në Durrës.


Shtuar 15.08.2020 16:37