Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës dhe ndalimit të muzikës në cdo lloj ambienti pas orës 20:00, ka mbledhur dhjetra artistë në protestë.
Me anë të një postimi në Facebook, Edi Rama e ka quajtur “të pakonceptueshme” mbledhjen e artistëve dhe pronarëve të lokaleve mbrëmjen e sotme para kryeministrisë ku ankoheshin për vendimin e ri të mbylljes së bareve.
Reagimi i plotë:
E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!
_____________________________
Ministria e Shëndetësisë informoi se me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:
Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.
Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.
Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.