Mbyllën kufirin me Shqipërinë, qeveria e Kosovës merr vendimin e rëndësishëm pas kritikës së Ramës

Pas mbylljes së kufirit me Shqipërinë, Kosova ka marrë vendimin e rëndësishëm.

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar se është pezulluar kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.

Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare.

Vendimi i qeverisë së Albin Kurtit, shkaktoi shumë rrëmujë ndërmjet qytetarëve dhe shoferëve të kamionëve mëngjesin e sotëm, ku u hasën me rregullat e reja që ishin vendosur nga pala kosovare.

Pas këtij vendimi reagoi kryeministri Edi Rama i cili shprehej se ai nuk gënjente që kur nuk i hap gjithë bota, nuk mund ta bënte Shqipëria ndërsa shton se nuk e ka me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur.

“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!” e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM!

Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, shkruan Rama.

Mbyllja e kufirit:

Kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë në doganën e Morinës, u mbyll vetëm pak orë pasi u hap ditën e sotme. Kufiri qëndroi për më shumë se dy muaj i mbyllur, për shkak të pandemisë, në një kohë kur lëvizja mes dy vendeve është përherë e lartë.

Mbyllja e doganës së Morinës ka ndodhur për shkak se është vënë re, një paqartësi e udhëtarëve për rregullat që duhet të ndjekin dhe dokumentacionin që u duhet si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.

Këtë problem e kanë hasur edhe të gjithë shtetasit shqiptar që duan të udhëtojnë në Kosovë, pasi janë kthyer përsëri pas sapo kanë kaluar kufirin me Kosovën, kjo pasi u është kërkuar një konfirmim zyrtar se janë negativ me Covid-19.


Shtuar 1.06.2020 14:57