Policia e Shtetit vijon operacionet me kapjen e personave që përpiqen të kalojnë klandestinë në mënyrë të paligjshme në kufirin përtej Shqipërisë.
Gjatë ditës së sotme (23.09.2020), forcat blu kanë arrestuar dy persona që po tentonin të kalonin 4 emigrantë të paligjshëm.
Të lidhura
None found
Dy të arrestuarit janë shtetasi Xh.H, 19 vjeç banues ne Tiranë dhe shtetasi R.A, 20 vjeç nga Afganistani.
Të dy këtë persona janë ndaluar në dalje të qytetit të Pogradecit ku po transportin klandestinët me një mjet tip “Benz”.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
