Mblidhet sot Kuvendi, deputetët me maska e doreza

Për të tretën herë deputetët do të mblidhen në parlament, pas situatës së CoVid-19 në vend, seancë e cila zhvillohet një gjendje të fatkeqësisë natyre.

Ashtu si dhe dy seancat e tjera të zhvilluara, deputetët duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza, të shpërndarë në të gjithë sallë me qëllim ruajtjen e distancimit social.

Ndërkohë, Kuvendi do të bëjë një javë “pushim”, pasi Konferenca e Kryetarëve vendosi që javën e ardhshme nuk do ketë seancë plenare.

Seancat parlamentare do të mbahen në datat 14 dhe 21 maj.


Shtuar 30.04.2020 07:17