Mbi 1500 lloje virusesh, pamje shokuese nga laboratori që mendohet të ketë infektuar botën (FOTO LAJM)

Shumë teori hedhin dyshime se koronavirusi lindin në një laborator në Kinë dhe kur bie fjala për të gjetur një pëgjegjës për situatën e paprecedentë në botë, të gjithë i drejtojnë sytë po nga vendi ku ky virus u shfaq për herë të parë, pikërisht Wuhan.

Në fotografitë e marra nga Instituti i fshehtë i Virologjisë së Wuhan shihet se një vulë është e thyer në njërin prej frigoriferëve ku mbahen 1500 lloje të ndryshme virusesh. Mes tyre edhe virusi i lakuriqëve të natës, i cili ka efekt shkatërrues te njerëzit transmetojnë për herë të parë mediat e huaja.

Ndërkohë pamjet janë publikuar më herët nga gazeta shtetërore “China Daily” në vitin 2018, u ripublikuan në Tëitter muajin e kaluar, përpara se të fshiheshin përfundimisht. Dyshimet janë të forta se pandemia që ka mbërthyer botën mund të ketë lindur nga ky laborator ndërkohë që ende nuk ka një përgjigje apo studim përfundimtar për origjinën e tij.


Shtuar 19.04.2020 07:15