Mbërrijnë në portin e Durrësit qindra shqiptarë të bllokuar në Itali nga koronavirusi

Trageti i parë i udhëtarëve nga Italia ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.

Qeveria lejoi dje hapjen e transportit ujor në të gjitha portet . Ky vendim lejon të gjithë shtetasit e huaj të udhëtojnë lirisht nga vendet e BE-së dhe jo vetëm drejtë Shqipërise e ndërsa nga porti i Durresit lejohen te nisen drejt Italisë vetëm shqiptarët rezident në Iltali si dhe shtetasit e Bashkimit Europian.

Hapja e transportit ujor ka qenë një lajm mjaft i mirë për shtetasit shqiptar të izoluar në territorin italian gjatë periudhës së pandemisë, në këtë mënyre ata mund të riatdhesohen lehtësisht në Shqipëri.

Ky udhëtim ka sjellë në Shqipëri dhe një numër të konsiderueshëm turistësh italian të cilat kanë zgjedh vendin tonë si destinacion turistik.


Shtuar 23.06.2020 08:44