Mbaron “kufizimi”, nga nesër hiqen fashat orare në çdo qytet

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku ka treguar se nga dita e nesërme kufizimet do të hiqen.

Gjithsesi ajo këshillon se duhet vëtëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën dhe për të zbatuar distancimin social.

“🔴🟢 Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor👇

Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social ↔️ dhe për të ruajtur higjienën vetjake🚰” shkruan Manastirliu.

Plani i masave lehtësuese nga data 1 Qershor:

Hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin

Hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim vetëkarantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore

Hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese. Ndërsa me 6 qershor hapen plazhet për të gjithë qytetarët.

Hapen kopshtet dhe çerdhet

Hapen, parqet, këndet e lojërave, palestrat, qendrat e interentit.

Hapet kampjonati, i futbollit, pa spektatorë.

Hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese, konkurset e punësimit.


Shtuar 31.05.2020 17:11