”Maskat” u vënë flakën automjeteve të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit

Dy automjete janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit të Elbasanit.

Mësohet se një nga automjetet është në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni, teksa automjeti tjetër është në pronësi të gruas së gjyqtarit. Bashkëshortja e Vrionit është punonjëse në zyrën e urbanistikës në Bashkinë Elbasan.

Mësohet se makinave u është vënë flaka nga dy persona të maskuar. Arben Vrioni është ish-gjyqtar i Apelit në Durrës, i cili u shkarkuar nga Vettingu.


Shtuar 17.04.2020 19:45