Maska e doreza në rrugë, mjeku: Pse i mbani, është e kotë!

Mjeku Pipero këshilloi qytetarët që maskat dhe dorezat të mbahen në ambiente publike dhe urban, por jo kur qytetarët ecin rrugës.

“Virusi vazhdon të qarkullojë, dhe është e domosdoshme të ruajmë distancën fizike 1.5-2 metër.

Dhe në ambientet publike dhe në transportin urban duhen maska. Unë them maskat dhe dorezat rrugës nuk duhet të mbahen, nuk është e nevojshme.

Unë vetë shikoj njerëz rrugës, ecin burrë e grua me maska e doreza. Edhe i kam ndaluar; ju kam thënë pse i mbani?! Është e kotë”- tha ndër të tjera Pipero. /albeu.com/


Shtuar 12.05.2020 19:51