Mashtroi apo nga pakujdesia? Rama bën gafën e madhe me videon nga “Spanja” (VIDEO)

Ditën e sotme Rama ka shpërndarë, të shtunën paradite, një video në faqen e tij në Facebook, e cila tregon policë më shkopinj gome që ndjekin dhe godasin njerëzit në rrugë.

Sipas Ramës këto pamje janë nga Spanja dje, ndërsa policia spanjolle përpiqet të mbajë njerëzit larg rrugëve dhe vendeve publike, ndërsa vendi po përjeton një godtije të rëndë nga koronavirusi.

Kryeministri gjithashtu ka kërcënuar se edhe policia dhe ushtria shqiptare do të sillet njësoj me njerëzit që dalin në rrugë gjatë kohës së shtetrrethimit.

Por këto pamje nuk janë nga Spanja. Mësohet se këto pamje janë shkëputur nga nga Algjeria në të cilat policia rreh protestuesit që protestojnë kundër qeverisë.

Nuk dihet nëse kryeministri Rama ka bërë një gafë nga pakujdesia apo është bërë qëllimisht për të ngjallur frikë tëk shqiptarët. /albeu.com/


Shtuar 21.03.2020 16:28