Masat për të bllokuar koronavirusin, në Rinas kontroll çdo pasagjeri

Në aeroportin e Rinasit çdo udhëtar duhet të kalojë në procesin e kontrollit për koronavirusin, po ashtu edhe në porte.

Matja e temperaturës dhe pyetësori për vendet se nga vijnë është procedura rutinë. Ndërkohë në qendrat shëndetësore dhe spitalet në kryeqytet janë shpërndarë maska për stafin mjekësor.

Stafi mjekësor është i pajisur me doreza dhe maskë dhe thotë se edhe mjetet për të kontrolluar ata që vijnë në Shqipëri, janë cilësore.

Në rast se ndonjë pasagjeri, të dyshohet me koronavirus, atëherë ai do të mbahet në karantinë në aeroportin e Rinasit deri sa të bëhet transferimi në ambientet e tjera të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë në qendrat shëndetësore në Tiranë të premten dhe të shtunën janë shpërndarë maska kirurgjikale për çdo anëtar të stafit mjekësor.

Polikilinat e kryeqytetit thotë se kanë pasur raste të dyshuarish me koronavirus.

Ndërsa në farmacitë e kryeqytetit vijon të ketë mungesa të theksuara sa i përket maskave dhe dezinfektantëve.


Shtuar 29.02.2020 15:09