Masakroi gruan dhe veten, çfarë thonë kolegët për shqiptarin?

Eduart Zyberit, 53 vjec që masakroi gruan e tij me thikë e pastaj goditi edhe veten në Itali.

Kjo ngjarje e rëndë tronditi Genovën ndërsa Laureta humbi jetën nga plagët.

Por çfarë thonë kolegët për autorin e krimit të rëndë?

“E pabesueshme, ai ishte një njeri i mirë, shumë punëtor, gjithnjë i qeshur, me batutë, njeri më të cilin kishe qejf të bisedoje dhe të rrije”- thotë një nga kolegët e punës së shqiptarit, që tashmë është në arrest për vrasje, ndërkohë që ndodhet në spital, me plagë thike në pjesën e barkut.

Mediat lokale shkruajnë se kolegët nuk e besojnë dot që një person i tillë si Eduarti të mund të kryente një masakër të tillë, duke lënë të vdekur nënën e dy fëmijëve. /albeu.com/


Shtuar 1.02.2020 11:14