Marrëveshja për reformën zgjedhore, pse nuk ka folur ende Sali Berisha?

I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, gazetari Roland Qafoku ka thënë se është interesante heshtja e Sali Berishës dhe Ilir Metës, për marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitën për reformën zgjedhore.

Roland Qafoku: Dy personazhe nuk kanë folur akoma, shumë të rëndësishëm për këtë marrëveshje, zoti Berisha, që ka qenë shumë aktiv në faqen e tij në facebook.

Ai sot kishte nxjerrë videon e goditjes së avionit Ukrainas nga Irani dhe nuk ka folur për marrëveshjen për reformën zgjedhore PS-PD-LSI. Dhe zoti Meta.

Ai nuk ka qenë në Shqipëri, ka qenë në Kosovë, por ai ka një maturi, por Berisha përgjigjet flakë për flakë, dhe ende nuk ka reaguar.


Shtuar 15.01.2020 21:50