Kryeministri Edi Rama ka takuar sot homologun e tij nga Kosova, Avdullah Hotin, ku pritet që të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme.
Ndër tre marrëveshjet që pritet të firmosen janë ajo për doganën e Kosovës që do të jetë në Durrës, linja hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë.
Rama: Porti i Durrësit do të jetë dhe për zbarkimin e mallrave të Kosovës. Hyrja e mallrave në Kosovë do të trajtohet pasi të hyjnë mallrave. Ky është i rëndësishëm që porti i Durrësit të kthehet në port strategjik, gjë që e kam konstatuar me shumë kënaqësi si fakt edhe për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington para disa kohësh. Do bëjmë njohjen automatike të agjentëve doganorë të dy vendeve, njohjen e garancive në të gjitha pikat doganore dhe më tej.