Manastirliu: Presim qindra raste të reja me koronavirus

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një komunikimi virtual se 80% e të infektuarve me koronavirus, nuk e kuptojnë që janë të infektuar, duke theksuar se shpesh e kalojnë pa e ditur që e kanë.

Ai shtoi se nuk mund të merreshin masa në shqipëri teksa virusi ishte përhapur në Kinë, duke shtuar se kjo virozë trajtohet në tre faza.

“Masat merren shkallë-shkallë dhe në momentin kur jemi përpara sfidës kur jemi me virusin në vendin tonë dhe jo përpara.

Pse ne kemi vendosur skenarin më agresiv të përshkallëzimit të masave?

Kjo vjen si rezultat i analizës së bërë nga shkencëtarët dhe burime të çertifikuara që tregon çfarë ndodh në varëëistë masave parandaluese. Në kurbëmn e verdhe kemi zhvillimin e pandemisë pa masat që i shërbejnë jo ndalimit të infeksionit, sepse asnjë vend nuk mund ta bëjë.

Sot kancelarja gjermane tha se 60% e gjermanëve mund ta marrin këtë virus. Çështja nuk është se sa veta do e marrin por se si do mund ta ngadalësojmë. Ky është një virus që për 80% të atyre që janë prekur do kalojë pa e marrë vesh që e kanë dhe këshilla e parë që është kryefjala e asaj që bëjmë është se nuk analizohen të gjithë që thonë, “Iisha në Itali dhe kam frikë se e kam”. jo analizohen vetëm ata që kanë ndodnjë simptomë. Nuk mund të fillosh të marrësh masat në Shqipëri kur është sghafaqur në Kinë.

Kurba lejla është kurba e shtrirjes së infeksionit kur merren masat. Pse kurba e verdhë çon në një situatë si ajo e Italisë dhe pse e bën shumë më të vështirë kurimin dhe uljen e numrit të humbjeve të jetëve dhe pse kurba lejla sjell një adresim shumë funksional dhe efikas ndaj epidemisë., që do i sqarojë më mirë Ogerta”.

Nga ana e saj Manastirliu paralajmëroi se qeveria pret qindra raste me koronavirus në shqipëri në ditët në vijim.

“Plani ynë i bazuar në planin e OBSH që është kufizo përhpajen e virusit, ngadalëso përhpajen e tij dhe trajto rastet e tilla. është e rëndësishme për të informuar se si qëndron e vërteta për zbatimin e rregullave.

Nuk duhet të grumbullohemi, të frekuentojmë baret, restorantet, lokale, rregullat e thjeshta, larja e duarve, distanca, izolimi i të moshuarve në shtëpi sepse janë vurneabël për shkak të sëmundjeve konike.

Sa më shumë të marrim masa dhe ti ndryyshojmë në vijim, aq më shumë në kurbën normale, që është ajo lejla ne do të normalizojmë epideminë. Në skenarët tanë ne parashikojmë qindra të prekur të cilëve u duhet afruar mundësia për të marrë shërbimin adekuat jnë vendin tonë”.


Shtuar 11.03.2020 18:44