Manastirliu: 28 vjeçari prej 12 ditësh në Shqipëri, kushdo që ka hyrë nga zona e kuqe të bëjë vetë karantinim

Në mbledhjen e qeverisë lidhur me koronavirusin, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje të reja lidhur me dy personat që kanë rezultuar me koronavirus në Shqipëri, të cilët janë bab e bir, të moshave 28 dhe 54 vjeç.

Ministrja tha se djali që ka ardhur nga Firence, nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, që në datën 26 Shkurt, ka infektuar të atin e tij, që në këtë rast ka qenë dhe kontakt i ngushtë.

Manastriliu ka bërë thirrje që kushdo që ndjen simptoma të ngjashme me gripuin të telefonojë në numrin e urgjencës 127.

Më tej ajo shtoi mos paraqiten në ambjentet spitalore nëse nuk shfaqin shenja. Ministrja vuri theksin se virusi nuk përhapet nga ajri por nga kontakti. Ajo që duhet patur kujdes është higjena, ruajtja e qetësisë.

Freno-Vono-Lehtëso këto janë tre veprimet që qeveria po ndërmer për parandalimin e koronavirusit.

vijon…


Shtuar 9.03.2020 08:39