Manastirliu iu bën një thirrje qytetarëve: Kujdes! Sot humbëm një betejë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga Durrësi deklaroi se ditën e sotme u humb një betejë, teksa përmendi ndarjen nga jeta të mjekut në Qendrën Shëndetësore në Pukë, si pasojë e koronavirusit.

Manastirliu pohoi se ndodhemi në luftë të përditshme dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm e të respektojnë masat e vendosura në kuadër të parandalimit të COVID-19.

Ajo theksoi se situata është shumë serioze!

“Sot kemi humbur një betejë pasi mjeku i Qendrës Shëndetësore në Pukë humbi betejën me koronavirusin.

Duhet të tregojmë se dimë t’i përdorim armët në këtë luftë. Strategjia është e qartë, komponenti kyç mbetet rritja e kapaciteteve.

Po vijojmë me testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve.

Ndërgjegjësimin e qytetarëve. Shohim që ka shumë raste që protokollet nuk zbatohen.

Kemi përgjegjësinë qytetare dhe mesazhi ynë duhet të shkojë tek të gjithë”, tha Manastirliu.


Shtuar 6.07.2020 15:51