Makina përplaset me murin në Vlorë, humb jetën një djalë i ri

Ndërron jetë një nga tre personat e aksidentuar në Vlorë, pasditen e sotme.

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor pranë fshatit Fushë Dukat, Renato Shpata, 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25- vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë dy pasagjerët e tjerë ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 9.08.2020 16:48