Makina përplaset me motoçikletën në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital drejtusi i saj

Një aksident ka ndodhur pak më parë në qytetin e Vlorës, ku një mjet ka përplasur një motoçikletë.

Mësohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa ambulanca ka transportuar drejt spitalit rajonal të plagosurin i cili ka marrë disa fraktura.

Mësohet se mjeti i cili ka goditur motocikletën drejtohej nga një femër, e cila është shoqëruar në komisariat.


Shtuar 13.02.2020 15:28