Makina përplas këmbësorin në Yzberisht

Një aksident ka ndodhur në orën 09:45 të paradites së sotme në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Mësohet se një makinë ka përplasur 56 vjeçarin me iniciale S.P, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Makina përplas këmbësorin në Yzberisht


Shtuar 2.06.2020 08:41