Makina përplas gruan në Vlorë, dërgohet në spital në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Skelës në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një automjet ka përplasur një grua e cila po kalonte rrugën me biçikletë.

E plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

Burimet bëjnë me dija se gruaja është futur në sallën e operimit, ku po i ushtrohet një ndërhrjeje të rëndë kirurgjikale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.


Shtuar 15.09.2020 16:58