Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Pogradec.
Një makinë ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Paraprakisht raportohet se personi i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Ende janë të panjohura shkaqet dhe rrethanat e aksidentit si dhe identiteti i qytetarit të plagosur.