Lutfi Dervishi: Çfarë bëri opozita dhe nuk e mbrojti Teatrin Kombëtar

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Dervishi ka ironizuar qëndrimet kundër opozitës dhe komentet e shumta, që sipas tij ngrenë pyetjen: Çfarë bëri opozita dhe nuk e mbrojti Teatrin Kombëtar.

“Qindra policë (mes tyre dhe forca speciale të armatosur) nxituan në mes të natës, por nuk mundën ta pengonin shembjen e Teatrit Kombëtar nga …opozita!

Kjo përshtypje të krijohet kur ende gazetarë dhe sidomos “trima” në facebook hakërrehen me pyetjen: çfarë bëri opozita?!”, thekson Dervishi.


Shtuar 17.05.2020 08:33