Lungomare: Policia shokon turistët, bllokon trafikun dhe shoqëron me forcë disa të rinj

Policia e Vlorës ka realizuar një operacion që duket si film aksion në mes të shëtitores së Lungomares.

Disa efektivë kanë bllokuar trafikun rreth orës 21:00 dhe kanë ndaluar disa persona.

Në pamjet e siguruara duket se si është shoqëruar me forcë një grup të rinjsh.

Ngjarja ka tronditur pushuesit dhe qytetarët e Vlorës kur policia doli me shpejtësi për të kapur personat, shkruan faxweb.

Ende nuk ka një raportim nga forcat blu për të mësuar se cila ishte arsyeja e këtij operacioni në Vlorë.


Shtuar 22.08.2020 19:31