Rikthehet kultivimi i bimëve narkotike në Lazarat.
Dy persona janë vënë në pranga nga policia, nën akuzë se kultivonin lëndë narkotike.
Policia ka sekuestruar 15 bimë narkotike, 1 kg drogë, disa gramë çokollatë droge si dhe municione.
Raportohet se janë arrestuar dy persona, Shkëlçim Basha dhe Rudolf Basha.
Po hetohet për të tjerë persona të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike. Lazarati ishte dikur një nga zonat më të nxehta të kultivimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.