LSI i del në mbrojtje Metës me dokumenta: S’keni parë gjë akoma! (FOTO LAJM)

“Nuk keni parë gjë akoma…”

Kështu i është përgjigjur LSI, ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila pak orë më parë iu përgjigj Presidentit Meta.

Ajo u shpreh se Ilir Meta po reagon kështu nga Reforma në Drejtësi, duke mohuar akuzat e Presidentit të Republikës se është pjesë të ashtëquajturit “grusht shteti”.

Gjonaj tha se akuzat e Metës janë lajthitje që as ai vetë nuk i beson, dhe se me të tilla akuza, thjesht po bën një shoë politik presidencial, duke dalë jashtë çdo kornize ligjore.

Por vetëm pak minuta më parë, nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar menjëherë, duke e paralajmëruar ministren se nuk ka parë gjë akoma. Ai shkruan në një postim në Facebook se ministrja mashtruese falsifikon shkresat.

Statusi

Nuk e mori SPAK-u akoma kete mashtruesen e ministrise se drejtesise!

Akoma pret SPAK- U per ta marre kete.

Akoma s’ka ikur kjo nga syte kembet.

Mashtruesja ministre fallsifikon shkresat me mafiozet e ministrise se drejtesise diten per diell dhe del e kakaris si gjeli mbi pleh.

Mashtruesja firmos rrugaçerira shteterore si e marre se ja kerkon i marri.

Mbahu mashtruese mbahu, nuk ke pare gje akoma…..

Eshte shume e rende kjo histori, nuk eshte pune golash….

Shihi mashtruese edhe nje here fallsifikimet dhe ik sa s’eshte vone!/albeu.com/


Shtuar 27.02.2020 16:26