Lokali që menaxhonte u dezinfektua 3 ditë më parë, detaje nga rasti i të riut në Korçë

Tre raste me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Korçës.

Një prej të prekurve, është një 33 vjeçar emri të cilit nuk bëhet i ditur, ku disa ditë më parë ka qenë i shtruar në spital si dhe një çift bashkëshortësh.

Mësohet se 33 vjeçari është menaxher i një lokali nate, ku dhe në datën 8 mars në ambientet e lokalit të tij është organizuar një festë.

I riu, pasi ka bërë analizën e cila herën e parë rezultoi negative ka bërë një tjetër, ku dhe u konfirmua se ishte i prekur nga COVID-19.

Lokali nën menaxhimin e tij u mbyll dhe u dezinfektua 3 ditë më parë ndërkohë Bashkia po dezinfekton edhe lagjen ku jeton pacienti.


Shtuar 22.03.2020 16:51