Lokali në Lezhë nuk pyet për ligjin, vijon aktivitetin e lojërave të fatit

Duket se ligji për lojërat e fatit nuk kishte rënë në veshin e pronarëve të një lokali në ishull të Shëngjinit pasi atje vijonte aktiviteti lirisht.

Si pasojë, u arrestua 37-vjeçari me iniciale E.P., banues në Lezhë dhe është shpallur në kërkim A.N. 37 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin.

Ata akuzohen për ushtrimin e aktitvitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Pas kontrollit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 20 kompjutera në ambjentet e lokalit në Ishull, Shëngjin që përdoreshin për të vënë lloto.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Lezhës për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. /albeu.com/


Shtuar 1.02.2020 10:49