Lleshaj dërgon në Kuvend draftin që propozon lejimin e gjuhës greke për minoritetet

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka propozuar që në zonat ku minoritetet përbëjnë 20 % të popullsisë të lejohet përdorimi i gjuhë së tyre.

Sipas draftit, gjuha e minoriteteve do të përdoret në zyrat e pushtetit vendor dhe tabelat për emërimin e njësisë administrative.

“Njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, në të cilën personat që i përkasin një pakice kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullisisë brenda territorit të saj, krijon kushtet për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe personave që i përkasin pakicës, bazuar në kërkesën e tyre”, thuhet në pikën 1 të draftit.


Shtuar 23.06.2020 12:09