Lleshaj: Do përdorim helikopterët për zbulimin e kanabisit në vend

Flota ajrore e helikopterëve e Shqipërisë do të vihen në funksion të monitorimit ajror të kultivimit të kanabisit.

Këtë e bëri me dije ministrin e Brendshëm Sandër Leshaj, i cili tha se lufta me kanabisin vazhdon të mbetet e hapur.

Gjatë takimit me prefektët, drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit ai pranoi se kanabisi nuk është çrrënjosur plotësisht dhe u shpreh se do të vihen në funksion të monitorimit ajror edhe flota e helikopterëve.

Lleshaj: Kanabisi në vend nuk është çrrënjosur plotësisht. Nuk janë dorëzuar të gjithë ata që duhet të dorëzohen përballë kësaj lufte të policisë dhe organeve të tjera shtetërore.

Përpjekja duhet të vazhdojë me intensitet të lartë. Viti 2020 ka veçorinë e vet që lidhet me angazhimin e madh të policisë dhe strukturave të tjera të shtetit në përballjen e pandemisë por tani dhe në vijim shtrihet nevoja që përpjekja të intensifikohet në maksimum dhe edhe risku rritet me lehtësimin e lëvizjes. Ne funksion të monitorimit ajror, duke që me intensitet të lartë të përdoret flota ajrore jonë e helikopterëve, shkruan oranews.

Ndërkohë, drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu u shpreh se për këtë monitorim ka mbërritur në vendin tonë edhe Guardia di Finanzia.

Veliu: Janë proceduar penalisht 14 autorë, ku përfshihen administratorë pyjesh, kryepleq, inspektorë pyjet, roja ujësjellash. Kanë mbërritur në vendin tonë edhe ekipi i monitorimit të Guardia di Finanzia.


Shtuar 2.06.2020 18:06