Lela shpërthen ndaj Ramës: Jeni xhahil! I ke ardhur edhe botës në majë të hundës

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme gjendet në një intervistë të nxehtë tek “Real Story” ku është përplasur ashpër me gazetarët dhe analistët në studio.

Gazetari Alfred Lela dhe Agron Gjekmarkaj janë përfshirë në debate të ashpra me kryeministrin Edi Rama në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia mëngjesin e së dielës.

Debati në Real Story:

Lela: Nuk është policia e pikturave të tua.

Rama: Nëse pretendon se tërheqja juaj për krahësh është udhtrim force…

Gjekmarkaj: Shfaqja e policisë ka qenë skandaloze. Është sjellë si një organizatë terroriste.

Lela: Sikur ta bëje kryeministirn part-time është fantastike. Bëj gastorin.

Gjekmarkaj: Ju e keni ndarë mendjen që pasi të mbaroni këtë mandat do të ikni nga Shqipëria. Të çoni një mijë policë për pesë artistë mbi 50 vjeç këtë e bëni vetëm për mesazh. Ky është mesazhi i frikës për qytetarët në lidhje me zgjedhjet që po vijnë.

Lela: Polici me mercenarë në mes të ditës. Ka rrahur të rinj në mënyrë shtazarake. I ke ardhur edhe botës në majë të hundës. Siç thua edhe vetë frigorifer në frigorifer. Jam i dhunuar në vendin tim.

Rama: Ta marr fjalën zt.Prokuror!

Lela: Jam i dhunuar. I kërkoj ndjesë qytetarëve jo këtij njeriut këtu për tonin.

Rama: Ata janë prekur aq shumë sa nuk dinë çfarë flasin. Një viktimë e dhunës nuk dhunon të tjerët.

Lela: Kë dhunova unë? Po akuzoni!

Rama: Një viktimë e dhunës që i jepet mundësia të ketë audiencë, i mungon edukata në mënyrë skandaloze. Sillu si i dhunuar jo si aktor i dhunës.

Lala: Pse duhet të sillem si i krishterë kur ju jeni xhahili.

Rama: Jeni viktima imagjinare të një regjimi imagjinar.

Gjekmarkaj: Ajo ishte terrorizëm shtetëror. Ju duhet të kërkoni falje.

Rama: Policia e Shtetit nuk është leckë.


Shtuar 21.05.2020 19:39