Lefter Alla u filmua duke konsumuar kokainë, Balla: Neveri kur përdoren videomontazhet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar i pyetur në lidhje me videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter allës i cili u filmua duke konsumuar lëndë narkotike.

Balla u shpreh se sapo Prokuroria të ketë ndritur një akuzë dhe të vërtetuar, PS do të mbajë qëndrim të ashpër dhe dënimi do kërkohet të jetë i ashpër.

“Në asnjë rast PS nuk ka marrë dhe nuk do të marrë askënd në mbrojtje. Nuk di pistat por dua ta mbështes.

Unë nuk i kthej asnjë përgjigje PD. Kthej përgjigje për të gjitha rastet që hetohen nga institucionet e drejtësisë. PD ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës dhe di që kjo akuzë po bën vitin dhe nuk di që nga institucionet e drejtësisë të jetë vërtetuar kjo gjë.

Shqipëria ka tashmë instrumentet e plotë ligjorë për ti shkuar këtyre rasteve deri në fund. Unë dua të përshëndes dhe të mbështes reagimet e menjëhershme të prokurorisë për çdo rast.

Rasti i djeshëm i SPAK është një rast domethënës, që nënkupton që më në fund në Shqipëri nuk mbyllen çështjet vetëm ne nivelin e akuzave politike. Sapo ju thash që sapo prokuroria të ketë ngritur një akuzë, jo ta ketë vërtetuar, qëndrimi ynë do të jetë i ashpër dhe dënimi të jetë i ashpër.

Si cdo qytetar i Bulqizës për një rast të tillë ndjejmë neveri nëse vërtetohet por do ndjejmë neveri për rastet kur parti të caktuara përdorin videomontazhe për të dëmtuar palën tjetër”, tha Balla. /albeu.com/


Shtuar 24.01.2020 14:06