Categories: Uncategorized

Lala: Ka 27 minuta video nga rrëmbimi i Prengës, pengu është futur i pajetë në resort

Sot në emisionin Opinion është folur rreth fakteve të reja që kanë dalë lidhur me pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës në Kamëz më 17 janar.

Ditën e sotme në Opinion.al janë publikuar pamje të videos së kamerave të sigurisë ku shfaqen momentet e zhdukjes së trupit të pajetë të Pregës në garazhin e kompleksit “Golden”.

Të lidhura

None found

Gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar dinamikën e ngjarjes bazuar në fotot e publikuara. Ajo tha se filmimi i plotë zgjat 27 minuta. Në një nga pamjet ajo shquan Altin Hajrin, i cili siç tha Lala “nuk ka marrë pjesë në pengmarrje”. Ajo shtoi se ai rezulton se “para dy vitesh kishte bërë burg në Holandë për trafik droge” dhe “20 ditë para ngjarjes kishte hyrë në Shqipëri.”

“Pengu ka hyrë i pajetë në resort rreth orës 12:30. Ai është nxjerrë nga automjeti Range Rover dhe më pas është transportuar në një furgon brenda garazhdid të kompleksit “Golden”.

Range Roveri është nxjerrë më pas edhe është djegur. Furgoni me trupin e Prengës ka dalë rreth orës 20:30 të darkës dhe më pas është kthyer në resort. Trupi dyshohet se është groposur në rrethinat e Shijakut. Personat në garazhd kanë ndërruar rrobat e tyre dhe i kanë djegur në një kazan jashtë garazhdid.”, sqaroi Klodiana Lala.

Ajo zbuloi gjithashtu se policia si fillim nuk kishte ndërhyrë në resort nga frika se mos pengut i rrezikohej jeta.

“Në momentin që pengu ka hyrë në resort policia ka hezituar të ndërhyjë për shkak se ka patur frikë për jetën e tij. Në momentin që policia konfirmoi se pengu ka humbur jetën atëherë ka ndërhyrë”, tha Lala.

Në 31 Janar, gjykata la në burg 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e trupit të 49-vjeçarit Jan Prenga. Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajrin dhe Olsi Turja akuzohen për mbajtje peng të personit dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa Festim Bexhdili, që u arrestua në Kavajë, akuzohet edhe për fshehje dhe asgjësim të trupit të viktimës. Identifikimi i tyre u bë falë pamjeve të një kamere sigurie në bodrumin e kompleksit Golden në Shijak. /Opinion.

të fundit

Çfarë i bën gomat e veturave elektrike të konsumohen deri në 20 për qind më shpejt?

Gomat e veturave elektrike mund të konsumohen mesatarisht deri në 20 për qind më shpejt sesa ato të veturave të…

6 minutes ago

Protesta e pestë studentore, Ambasada amerikane apel për qetësi dhe demonstrim paqësor

Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të…

13 minutes ago

Vllaznia përgatitet për Egnatian, Csaba Laszlo kërkon pikë përballë kampionëve

Csaba LaszloFitorja 1 – 0 e Vllaznisë kundër Dinamos javën e kaluar, me trajnerin e ri Laszlo, ka rritur “urinë”…

17 minutes ago

Lepenci ndërpret bashkëpunimin me Faruk Statovcin

Klubi i Futbollit Lepenci ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij.Vendimi është marrë pas…

18 minutes ago

Mbi 38 mijë fermere në Maqedoninë e Veriut, por të drejtat e tyre mbeten të pabarabarta

Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë…

19 minutes ago

Pope Leo XIV leaves hospital after lung surgery and returns to the Vatican

Papa Leone XIV ka lënë spitalin Polikliniko Gemelli në Romë, pas periudhës së shtrimit në spital për një ndërhyrje kirurgjikale…

23 minutes ago