Categories: Uncategorized

Rrëmbimi i Jan Prengës, Lala zbulon detaje: Qetësi e frikshme!

Videoja që ka zbuluar pamjet me trupin e Jan Prengës dhe autorët që përpiqen të mbulojnë gjurmët e krimit është plot 27 minuta.

Gazetarja e njohur e kronikës, Klodjana Lala, tha sot në mbrëmje në emisionin “Opinion” se se personat që akuzohen dhe shfaqen në pamjet e publikuara duke nxjerrë trupin e Prengës nga furgoni i bardhë kanë vepruar me një qetësi të tmerrshme.

Të lidhura

None found

“Është e frikshme. Janë tre ditë regjistrime dhe tre ditë pamje e filmime të sekuestruara ata kanë vepruar me një qetësi të frikshme, kanë fshirë gjurmët e gjakut, kanë hequr rrobat dhe kanë pirë edhe cigare. Ata janë filmuar edhe në momentin që po e ruanin viktimën, para se ta merrnin peng,”- tha Lala.

“Pengu ka hyrë i pajetë në resort rreth orës 12:30. Ai është nxjerrë nga automjeti Range Rover dhe më pas është transportuar në një furgon brenda garazhdid të kompleksit “Golden”. Range Roveri është nxjerrë më pas edhe është djegur. Furgoni me trupin e Prengës ka dalë rreth orës 20:30 të darkës dhe më pas është kthyer në resort. Trupi dyshohet se është groposur në rrethinat e Shijakut. Personat në garazh kanë ndërruar rrobat e tyre dhe i kanë djegur në një kazan jashtë garazhit.”, sqaroi Klodiana Lala.

Ajo zbuloi gjithashtu se policia si fillim nuk kishte ndërhyrë në resort nga frika se mos pengut i rrezikohej jeta.

të fundit

Papa Leone XIV del nga spitali pas operacionit në mushkëri dhe kthehet në Vatikan

Papa Leone XIV ka lënë spitalin Polikliniko Gemelli në Romë, pas periudhës së shtrimit në spital për një ndërhyrje kirurgjikale…

8 minutes ago

Dhuna barbare ndaj studentëve dhe gjimnazistëve, imami Ervin Qylafku i kërkon Ramës largimin e menjëhershëm: Rrezikoni të kujtoheni si kryeministri më i urryer

Imami në Xhaminë e Madhe në Durrës, Ervin Qylafku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, duke…

15 minutes ago

Flick e vlerëson Lamine Yamalin si më të mirin në botë

Hansi Flick e ka cilësuar Lamine Yamalin si lojtarin më të mirë në botë për momentin, duke vlerësuar paraqitjet e…

25 minutes ago

Three police officers suspended in Pristina over suspected sexual advances to girl without a driver’s license

Tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor “Jugu” në Prishtinë janë suspenduar nga detyra dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale.…

31 minutes ago

Rron Gjinovci sharply attacks Rama: “He chose all-inclusive, including going to prison

Protestat studentore në Shqipëri po vazhdojnë, ndërsa demonstruesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestat janë shoqëruar me tensione…

31 minutes ago

President Begaj will meet with religious community leaders tomorrow

Në orën 12:00 të nesërmen, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të mbajë një takim me përfaqësuesit e…

32 minutes ago