“Lajmin e morëm vesh nga mediat”, familjarët e Jan Prengës flasin për tragjedinë

Policia e shtetit po vazhdon të zbardhë ngjarjen e ndodhur në 17 janar ku u rrëmbye dhe u eliminua në mënyrë makabre 49 vjeçari Jan Prenga.

Ndërkohë që ende nuk është gjetur trupi, familjarët janë shprehur se 49-vjeçari nuk ka pasur dijeni për problemet e vëllait në Angli.

“Ai ka parë gjithmonë punët e veta. Në nuk dinim që Jani të ketë patur probleme. Ditën e rrëmbimit nuk kemi marrë pajtues gjaqesh, nuk kishim dijeni. Po të kishim dijeni do të bashkëpunonim me policinë. Po të dinte problemet e vëllait në Angli do të ruhej. E kemi mësuar lajmin nga mediat. Kërkojmë nga shteti të gjendet trupi i tij”.


Shtuar 31.01.2020 08:58