Mjetet e transportit urban në Tiranë, të parkuara prej 2 muajsh, janë gati për të rinisur punën.
“Ky është modeli që operatorët e transportit urban propozojnë duke ju përmbajtur masave ndaj Covid -19. Po ende nuk ka zyrtarisht një protokoll sigurie dhe një datë se kur do të rihapet ky shërbim”.
None found
Distancimi social detyron uljen e numrit të pasagjerëve.
“Me masat e Covid-it mund të futen vetëm 24 pasagjerë. Është e detyrueshme përdorimi i maskave dhe dorezave”, thotë Rixhin Qoshja, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban.
Po sipas tij vetëm bileta elektronike do të shmangte kontaktin e fatorinos me udhëtarët.
Të ardhurat e operatorëve të transportit publik janë nga biletat dhe abonetë mujore, ndaj ulja e kapacitetit të udhëtarëve do të përkthehej në humbje për ta.
“Pezullimi i transportit publik ka sjellë për operatorët një dëm mujor prej 3 milionë eurosh. Rinisja kërkon ndihmë financiare nga qeveria dhe Bashkia”.
Në Shqipëri transporti urban vijon të konsiderohet një shërbim me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid, por Kosova edhe pse me një numër më të lartë të të infektuarve, i ka hapur linjat qytetase prej ditës së hënë. Në autobus nuk lejohet të futen më shumë se 20 persona dhe pa pasur maska e doreza. /Tv Klan
Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…
Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…
Në postimin e fundit në rrjetet sociale të klubit të Partizanit, disa minuta para ndeshjes me Laçin, ekipi shfaqet duke…
Rreth 70 mijë efektivë policie dhe personel sigurie do të angazhojnë autoritetet franceze në të gjithë vendin me qëllimin siç…
Me thirrjen “Me Arlindën përfundoni”, qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në qendër të Prishtinës në protestën gjithëkombëtare kundër vrasjes…
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe, nëse vendi përfshihet në këtë…