Categories: Uncategorized

Transporti urban refuzon të nisë punën me 15 qershor: Kanë 4 kërkesa

Sikurse u tha pritet që të hënën, më 15 qershor, do të rinisë shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas një protokolli të miratuar nga autoritetet shëndetësore. Ky vendim, duket se nuk do të vihet në zbatim nëse qeveria nuk plotëson 4 kushtet e panegociueshme të operatorëve.

Transporti urban publik në të gjithë vendin nuk do ta rinisë punën më 15 qershor, nëse më parë nuk plotësohen kërkesat e vendosura nga përfaqësuesit e shoqatave të transportit.

Të lidhura

None found

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas, Ndërqytetas dhe Rrethqytetas të Udhëtarëve, si dhe Shoqata Urbane dhe Interurbane Veri, në një letër drejtuar kryeministrit Rama dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, i kanë listuar pikat kryesore që duhet të ndryshojnë, me kusht rikthimin e tyre në punë më 15 qershor.

Përfaqësuesit e transportit publik kërkojnë:

1- Heqjen e akcizës

2- Zbritjen e TVSH-së në shitje

3- Rimbursim për reduktim të kapacitetit

4- Rimbursim për kategoritë që e përfitojnë falas shërbimin

Operatorët e transportit refuzojnë të rinisin punën nëse kërkesat më sipër nuk plotësohen. Sot, në orën 10:00 pritet të zhvillohet një tjetër protestë në kuadër të kërkesave që shqetësojnë këtë sektor. Pak ditë më parë, qeveria njoftoi se urbanët do të nisin punën ditën e hënë me 70% të kapacitetit të lejuar dhe me një protokoll sigurie të miratuar nga Instituti i Shëndetit Publik. /monitor.al/

të fundit

Familja e Arlinda Zekajt proteston në Prishtinë, kërkohen drejtësi dhe dorëheqje të ministrave

Në Prishtinë kanë nisur të mblidhen protestuesit pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me qëllim që të kërkojnë drejtësi për viktimën…

1 minute ago

Flavio Bolsonaro mbërrin në Miami pas largimit nga Brazili; SHBA pritet t’i japë viza familjes

Flavio Bolsonaro është larguar nga Brazili dhe ka mbërritur në Miami të SHBA-së, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. [...]Read More...

3 minutes ago

Prishtinë: Protestë për drejtësi pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe kundër dhunës ndaj grave

Në Prishtinë kanë nisur të mblidhen protestuesit pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me qëllim që të kërkojnë drejtësi për viktimën…

12 minutes ago

Policia e qëlloi me p*umb gome në sy, ministrja e Shëndetësisë: Operacioni në Romë i Erjon Vishkullit shkoi me sukses! Rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i cili ka kaluar…

14 minutes ago

Forbes rendit 10 sportistët me të ardhurat më të larta në histori

Cristiano Ronaldo është sportisti me të ardhurat më të larta në historinë e sportit, sipas revistës prestigjioze Forbes.Ylli portugez, 41-vjeçar,…

15 minutes ago

Mickoski pret që raportet e mira me Serbinë të ruhen edhe pas ndryshimeve politike në Beograd

Kryeministri Hristijan Micoski pret që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Serbinë të vazhdojnë pas humbjes së SNS-së së Aleksandar…

16 minutes ago