Lajmi i mirë, mes të shëruarve 6 janë mjekë dhe infermierë

Edhe pse situata ëhstë e vështirë, sot janë marrë dy lajme të mira. I pari është që numri i te infekturave nuk është rritur më shumë se dje.

I dyti është që mes 33 personave të shëruar deri në këto momente, gjashtë të shëruar janë mjekë dhe infermierë.

Pas mjekut në spitalin e Durrësit dhe infermierit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, edhe katër mjekë dhe infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” rezultojnë të shëruar.

Janë konfirmuar negativë në të dy testimet deri tani 3 mjekë dhe 3 infermierë. Por stafi do të vijojë të jetë i vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.

Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar.


Shtuar 28.03.2020 12:41