“Javën e ardhshme ne do ta rrisim orarin e daljes në pazar. Do të hapim rrugët ndërqytetëse për shërbimet taksi për të lehtësuar sado pak njerëz që kanë nevojë të lëvizin nga një qytet në tjetrin…”
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për shqiptarët pasi njoftoi lehtësimet e reja nga java e ardhshme.
Fjala e Edi Ramës:
Situata sot është goxha pozitive por duhet të mbajmë mend ca gjëra të thjeshta. Kush është i mërzitur nuk ka pse të më besojë mua, por le të shohë rreth e rrotull.
Hapja e domosdoshme duhet të jetë graduale, vigjilenca duhet të jetë maksimale dhe imponimi i rregullave do të vazhdojë.
Duhet të kuptoni se kjo është një dhimbje koke për ju, edhe për mua që kam një përgjegjësi kaq të madhe. Javën e ardhshme ne do ta rrisim orarin e daljes në pazar. Do të hapim rrugët ndërqytetëse për shërbimet taksi për të lehtësuar sado pak njerëz që kanë nevojë të lëvizin nga një qytet në tjetrin.
Nga e hëna në 4 maj do ta lehtësojmë shumë lëvizjen brenda qytetit qoftë me këmbë dhe qoftë me makinë.
Po ashtu do të hapim bllokun e tretë të bizneseve. Prandaj edhe pak durim.
Duhet ta ngulisim në mendje që të gjithë që hapja do të garantohet me rregulla dhe kushte sigurie.
Do ta kemi edhe ne planin tonë për turizmin brenda majit, duke parë dinamikën e epidemisë. Është shëndeti mbi të gjitha dhe nuk do të lejojmë…
Së pesti, sot ka shkuar në 52 mijë numri i atyre që kanë përfituar pagën e luftës dhe deri në ditën e premte mbyllen trashet e fazës së parë. Fashet e tjera nuk do të kenë asnjë vonesë. Janë 65 mijë individë të cilëve u janë refuzuar, të cilëve do t’u mbërrijnë në emaliet përkatëse që kërkesa e tyre është realizuar në fazën e dytë.
Tatim-fitimi për bizneset e vogla për 2020 janë falur, por sigurimet do të paguhen.
Ne kemi hyrë në një kthesë graduale duhet të bëjmë që të gjithë pak durim. Çdo rritje shpejtësie mund të na kushtojë shumë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ekziston pas çdo hapi mundësia e heqjes së frenave dhe numri i të infektuarve të rritet jashtë normales. Ne kemi modelin tonë të parashikimit tonë të numrave dhe do të na udhëheqë në vendimarrjet tona.
Nëse nuk do të kishim marrë masat, nëse do ta kishim ulur kurbën e epidemisë nën parashikimin tonë më optimist, sot nuk do të mërziteshim por do të qanim shumë të vdekur dhe shumë të plagosur nëpër shtretërit e spitaleve tona.
Po ta marrim modelin statistikor italian do të kishim afër 50 mijë të prekur dhe do ta kishim të pamundur terapinë.
Nëse nuk vazhdojmë të bëjmë deri në fund detyrën mund të ndodhë shumë më keq se ka ndodhur, ky është fakt. Duhet ta ndajmë mirë mendjen që normaliteti i ri nuk do të jetë normaliteti që kishim përpara se të hyjmë në këtë kohë të jashtëzakonshme. Do të duhet të kemi një sjellje të re në raport me sigurinë dhe t’i imponojmë njëri-tjetrit të gjitha ato kushte dhe rregulla. /albeu.com/