Lajm i mirë për shqiptarët, hiqen vizat me një tjetër shtet

Shqiptarët do të kenë mundësi të ikin pa qenë nevoja që të pajisen me viza në një tjetër shtet aziatik.

Me vendim të Këshillit të Ministrave janë hequr vizat me Arabinë Saudite. Vendimi është firmosur nga zv/kryeministri Erion Braçe në mungesë të Edi Ramës, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA.

“Miratimin e memorandumit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për heqjen reciproke të vizave për qëndrim afatshkurtër për mbajtësit e pasaportave diplomatike të shërbimit dhe private për shtetasit e të dyja vendeve, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.”

” Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, shkruhet në vendim.

Më parë janë hequr vizat edhe me shtetasit kinezë dhe ata rusë, kjo për të favorizuar turizmin me qytetarët e këtyre vendeve.


Shtuar 5.02.2020 20:07