Lajm i mirë nga spitalet COVID, 119 qytetarë fitojnë betejën me koronavirusin

Kanë ardhur lajme të mira nga situata me COVID-19 në vend.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, raporton se gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me koronavirusin 119 qytetarë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 119 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!🤜#COVID19🤛”, shkruan Manastirliu.

Prej disa ditësh, numri i qytetarëve të shëruar nga koronavirusi ka qenë i lartë, duke bërë që shumica e të infektuarve të mposhtin virusin e rëndë.


Shtuar 30.08.2020 14:10