Lajm i mirë nga Lezha, asnjë mjek i infektuar edhe pse kuruan pacienten me koronavirus

Kanë dalë analizat për të gjithë sfatin mjekësor të pavijonit të Ortopedisë në Spitalin e Lezhës, i cili dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi, pasi një paciente rezultoi polizitive.

Duke qenë se ajo kishte qëndruar disa ditë në repartin ortopedik, dyshohej se mund të ketë infektuar dhe stafin mjekësor.

Por pas tamponit, mësohet se i gjithë personeli mjekësor ka rezultuar negative ndaj COVID-19.

Pavijoni i Ortopedisë u mbyll prej ditës së djeshme, menjëherë pas konfirmimit të një pacienteje me koronavirus, ndërsa iu morën mostrat gjithë stafit mjekësor, i cili fatmirësisht nuk rezulton të jetë infektuar me virusin vdekjeprurës.


Shtuar 27.03.2020 17:08