Ndërkohë që në vend sot u shënuan 4 viktima dhe 132 raste të reja, nënë Margarita ka fituar betejën me COVID-19 dhe është dërguar në banesën e saj.
Lajmin e mirë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Nënë Margarita ka lënë spitalin “Shefqet Ndroqi” e shëruar plotësisht dhe ka veçse mirënjohje për stafin mjekësor që e shpëtoi nga komplikacionet e shkaktuara nga virusi i rrezikshëm”, shkruan Manastirliu në rrjetin social Facebook. /albeu.com/