Lajm i keq për shqiptarët: Greqia zgjat masat kufizuese në kufi

Zgjatet me 15 ditë masa kufizuese e shtetit grek për shtetasit nga Shqipëria.

Ambasada greke në Tiranë bën me dije se në bazë të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese mbeten në fuqi deri më 30 shtator.

“Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që janë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, mbeten siç janë në fuqi, deri më datën 30 shtator”, thuhet në njoftimin e shkurtër.


Shtuar 15.09.2020 15:17