Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Mirditën.
Vëlla e motër janë gjetur pa jetë në oborrin e banesës. Viktimat janë Vladjon e Esmeralda Filopati.
Mësohet se babai i viktimave quhet Fran Filopati ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen Zall Zme të fshatit Kodër-Rrëshen në Mirditë.
Alda ishte divorcuar tre vite më parë nga ish-bashkëshorti ndërsa mësohet se kishte 3 fëmijë, ndërkohë ishte rimartuar në Lezhë.
Dyshimet e para të policisë janë se krimin e rëndë mund t’a ketë kryer ish-bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Koleci.
Informacion paraprak:
Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.
Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.
Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjendhe arrestimin e autorit. /albeu.com/