Ky është i rrezikshmi i Rrëshenit që po priste hapjen e kufijve për të trafikuar 22 vjeçaren (VIDEO)

Policia e Shtetit ka arrestuar sot Adrian Ukan, 39-vjeçarin nga Rrësheni i akuzuar për “Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion”, ndërsa po priste hapjen e kufijve për të trafikuar një 22-vjeçare drejt Belgjikës.

39-vjeçari rezulton emër i njohur për policinë, pasi ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën akuzë.

Hetimet për të nisën pasi ishte denoncuar nga dy gra, të cilat dyshonin se Uka do t’i trafikonte vajzat për prostitucion.

39-vjeçari u gjet mbrëmë nga policia, në një pallat në ndërtim, ku kishte blerë një apartament.


Shtuar 22.05.2020 10:18