Kushëriri i shqiptares jep detaje nga vrasja e mistershme: U takua me policin

Maria, 16-vjeçarja shqiptare ndërroi jetë në Trikalla ndërsa cështja e saj mbetet ende míster për autoritetet greke.

Pritet përfundimi i ekzaminimit mjekoligjor dhe hetimit që do të zhvillohet në Larisa, nga ku do të kuptohet nëse vajza e mitur vdíq nga vetëvrásja apo ishte vrásje. Ka dyshime se i mori jetën pòlici 27-vjecar me të cilin thuhet se u takua për herë të fundit, ndërsa një tjetër pistë mbetet hedhja e saj nga skelat duke i marrë jetën vetes.

Familja e mohon këtë gjë dhe kërkon që të vijojnë hetimet për të zbardhur gjithcka ndodhi. Rreth orës 2 të mëngjesit kishte qenë në praninë e kushëririt, nga celulari i të cilit shkëmbente mesazhe me dikë dhe më pas rrugët e tyre janë ndarë.

“Isha në shtëpinë time kur ajo më thotë që të shkojmë tek sheshi kryesor së bashku për një shëtitje. E pyeta se çfarë do të bënte tjetër atje dhe ajo më tha që do të dilte me një të njohurin e saj. E pyeta se kush është dhe ajo më tha që ende nuk e njoh atë dhe se ai është nga Athina.

Personi nga Athina e thirri dhe i tha ‘Unë jam këtu, ku je ti?’, ndërsa ajo ia ktheu: ‘Tani po vij’. Kur ai erdhi, unë nuk e pashë fare, ndërkohë që Maria më tha të largohesha. Unë u largova dhe nuk e di se çfarë ndodhi më pas. ‘Me sa di unë, ajo e ka parë atë për herë të parë një ditë më parë’”, tha kushëriri i 16-vjeçares për Mega.

Asgjë të re dhe asnjë provë nuk doli nga dëshmia e pòlicit 27-vjeçar, para hetuesve me të cilin shqiptarja 16-vjeçare dyshohet se u takua pak para se të ndërronte jetë.

Ndër të tjera, ai pretendonte se e mësoi ngjarjen trágjike nga media të nesërmen, duke shtuar se nuk dinte se çfarë kishte ndodhur, pasi kur u ndanë me njeri-tjetrin Maria nuk tregoi shenja shqètësimi.

Pavarësisht kësaj deklarate, prindërit e 16-vjeçares kërkojnë të hapen kamerat në zonë, me qëllim që të shohin Marian tek Kisha dhe personi apo personat që mund të kenë qenë me të.


Shtuar 16.07.2020 20:39