Kush është ushtaraku misterioz në fotot e Metës (FOTO LAJM)

Kreu i shtetit Ilir Meta gjatë vizitës aë sotme në Izrael ndaloi dhe në bazën ushtarake të Ramlës, pjesë e Forcave izraelite të Mbrojtjes.

Presidneti Meta ishte i shoqëruar nga komandanti i bazës, Gjeneral-Major Tamir Yadai si dhe nga Koloneli Golan Vach.

Ai u takua me personelin ushtarak, një pjesë e të cilit dha kontribut të veçantë për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

Siç bën të ditur zyra e shtypit, Meta vlerësoi Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” duke shprehur mirënjohjen shtetërore, por edhe në emër të qytetarëve shqiptarëpër ndihmesën e jashtëzakonshme dhe profesionalizmin e lartë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Presidenti Meta i dorëzoi “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Kolonelit Vach duke vënë në dukje se ky vlerësim iu shkon ushtarakëve izraelitë: “Për vullnetarizmin dhe gatishmërinë e menjëhershme, profesionalizmin e spikatur dhe sakrificat e pakursyera të treguara gjatë operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit të viktimave, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ajo ç’ka bie në sy në foto është se Presidenca është kujdesur t’i mbulojë fytyrën njërit prej ushtarakëve në foto. Arsyeja mbetet enigmë, edhe pse dyshimet janë se personi në foto mund të jetë pjesë e shërbimit sekret ushtarak.


Shtuar 23.01.2020 09:23